Rama e përcjell Macronin duke e përqafuar “shihemi së shpejti”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Rama e ka përshëndetur Macron në gjuhën frënge, duke shkruar “Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President😍”.
“Rroftë SHQIPËRIA🇦🇱❤️🇫🇷 RROFTË FRANCA”, thuhet tutje në postimin e Ramës.
Macron ka qëndruar në Tiranë, ku ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.