Ramadan Tarashaj emërohet Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit

Të nderuar miq,
Ju njoftoj se nga sot jam emëruar Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit.
Falenderoj Nismën Socialdemokrate për besimin, dhe Kryetarin e Komunës z. Shaqir Totaj për emërimin.
Falenderoj Drejtoreshën znj. Lirija Xhemaj Bytyqi për punën e deritashme dhe premtoj që të gjitha projektet do mundohem ti realizoj.
Na presin shumë punë të mira për të mirën e qytetit!
Ka shkruar Ramadan Tarashaj në rrjetin e tij social.