Ramush Haradinaj në Francë dhe në Gjermani, bënë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë në Strasburg të Francës dhe në Lydwigsburg të Gjermanisë.

Haradinaj në këto takime ka qenë i shoqëruar nga koordinatorja për çështjet Diasporës, deputeten Time Kadrijaj.

Ai ka thënë se ka diskutuar për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, teksa gjithashtu ka shtuar se ka bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës.

“Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë”, ka shkruar Haradinaj.

“I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar. Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat”, shtoi Haradinaj.

“I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore. Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.