Rasim Demiri emërohet drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit


Sot, emërova kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, drejtor të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit.

Përvoja e tij si ministër i Zhvillimit Rajonal dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës premton menaxhim të suksesshëm të DPMS-së, duke çuar para proceset për zhvillim dhe duke i shërbyer interesave të qytetarëve dhe interesit publik në përgjithësi.

I dëshiroj mirëseardhje z. Demiri dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik, që qëllim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë, ka shkruar Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.