Reagon artisti Halil Xhafa për fotografinë 10,000 €, “Ende keni dilema pse largohet rinia nga Kosova?!”

REAGIM

Mbrëmë ishte hapur ekspozita kolektive nga koleksioni i veprave të artit të blera nga Ministria e Kultures. Fotografia me titull “Dita e Shen Valentinit” është vlersuar me çmimin më të lartë nga koleksioni i veprave të artit të blera nga Ministria e Kulturës, të thirrjes publike të vitit 2022. Kjo fotografi eshte blerë me vlerën 10.000 euro.
Unë personalisht kam aplikuar me vepren time artistike (digjital art) “përtej…”e cila e ka pasur çmimin 9x më të ulët se kjo fotografi, e cila ju dedikohet grave te dhunuara dhe te vrara gjat viteve të fundit në Kosovë, por as që është marr parasysh nga “juria profesionale” pse…?!

Nuk kam dal të viktimizohem sepse shkollimi dhe puna ime artistike nuk është e ndërtuar mbi bazen e lidhjeve farefisnore, shoqrore apo mbi atë a do të shes një veper në Ministrin e Kulturës apo jo, ambicja dhe synimet e mija janë shumë më të larta se aq, për atë arsye do vazhdoj dhe do mundohem të sjelli gjithmonë art me vlera artistike dhe shoqrore, nuk është problem se a më vlerson një juri atje, e rëndësishmja është që gjithmonë më kan vlersuar dashamirët e artit prej fëmijeve deri tek artistat me famë botërore.

Problemi është tek zhgënjimi i madh në institucione se kemi pritur që tani do të kemi njerzë të fushave përkatse dhe do të punohet me drejtësi, por jo vetem janë bërë ndryshime kozmetike dhe punohet me avazin dhe dallaveret e nepotizëm si para 20 viteve.

Nuk jam kunder askujt por jam kundër padrejtsisë që nuk po ka fund në vendin tonë, nese ish blere ajo fotografi me mjete personale edhe 1M euro të ishte kishte me qenë në rregull, por me para të taksapaguesve duhet të ketê drejtësi apsolute.
Krejt në fund Arti është relativ poashtu edhe shija dhe ju gjykoni vetë të dashur miq se çka është vlerë dhe çka jo!

“Ende keni dilema pse largohet rinia nga Kosova?!”

Fotografia e parë dhe informacionet lidhur me çmimin: Ilir Muharremi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.