Reagon LVV në Prizren në lidhje me suficitin e buxhetit të komunës së Prizrenit



Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!

Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara!

Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022.

Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023.

Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj.

Shaqir Totaj, kryetar i dështimeve!, thuhet në reagimin e LVV- së në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.