Dega e AAK – së në Prizren: Shtylla e cila vazhdon t’i rrezikojë qytetarët e komunës së Prizrenit tek Tranzitit i Ri



Tashmë po bëhen pothuajse një vit prej se është liruar rruga e Tranzitit të Ri dhe ky pushtet i qeverisjes Totaj nuk ka arritur të largoj një shtyllë e cila vazhdon t’i rrezikojë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Për çudi, propaganda vazhdon duke tentuar të mashtroj qytetarët, herë duke thënë është larguar shtylla, e herë duke thënë kanë filluar punimet.

As njëra e as tjetra nuk është e vërtetë.

Për rrënimin e shtëpisë te Tranziti i Ri, është paguar disa qindra mijëra Euro të taksapaguesve të qytetarëve. Tani ndoshta po pritet se kënd ta kompenzojnë për zhvendosjen e shtyllës, thuhet në reagimin e degës së AAK – së në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.