Reshit Kushaj nga SBAShK: Greva mund të ndërpritet sot – kërkesa është minimale

Përfaqësuesi nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Reshit Kushaj, ka thënë se greva në arsim mund të ndërpritet sot sepse kërkesa ndaj qeverisë është minimale.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se prej 800 milionëve që i ka në dispozicion, qeverisë i duhen vetëm katër milionë e gjysmë për t’i përmbushur kërkesat e mësimdhënësve.

“Kërkesat tona janë më të mëdha se sa 100 euro. Kjo kërkesë e ka karakterin e rezistencës për gjithë këtë indiferencë që po tregon pushteti karshi mësimdhënësve”.

“Këto janë kërkesa ekonomiko-sociale dhe kulturore për kthimin e integritetit të mësimdhënësve dhe kjo kërkesë nuk zbehet. Mësimdhënësi zbehet vetëm në rast se vazhdon të lihet në këto kushte në të cilat është – në këto kushte të injorancës së madhe”.

“Sepse unë po dëgjoj kur po flasin se gjithmonë shtatori po fillon me greva – duhet të thuhet se shtatori po fillon pa i plotësuar kërkesat e mësimdhënësve të cilat me vite me radhë po bëhen dhe nuk po realizohen”.

“Greva mund të ndërpritet sot sepse kërkesa është aq minimale sa që nuk ja vlen të qëndrojmë në grevë”.

“Dua të them se qeveria mund ta realizojë këtë kërkesë në çdo moment. Ne kemi kërkuar aq sa i kemi parë mundësitë ekonomike dhe buxhetin e shtetit tonë”.

“Vetëm katër milionë e gjysmë euro prej 700-800 milionëve që i ka shteti që t’i realizojë kërkesat e mësimdhënësve”.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.