Reshjet e dendura përmbysin rrugët në Durrës

Durrësi vijon të jetë ndër qytetet më problematike në Shqipëri kur trajtohen reshjet e shiut dhe me disa shkarkime të dendura mëngjesin e 8 nëntorit, sërish rrugët e qytetit bregdetar janë përmbytur.
Kalimi në këmbë është bërë pothuajse i pamundur për qytetarët,
Probleme ka pasur edhe për trafikun e automjeteve, ku radhët të gjatë janë krijuar, shoqëruar me kaos, për shkak të disa pikave ku niveli i ujit është më i lartë se zakonisht.
AP