Reshjet e shiut përmbytin disa shtëpi në Gjakovë

Reshjet e mëdha të shiut që kanë nisur dje e që po vazhdojnë edhe sot, i ka shkaktuar probleme të mëdha disa familjeve në Gjakovë.

Në disa fotografi e video të publikuara shihet se përmbytjen nga shiu në këtë qytet ka hyrë në disa shtëpi dhe ka bërë të pa qarkullueshme disa rrugë në këtë qytet.

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.