Rozeta Hajdari: Në ‘Expo 2022 Dubai’ shpenzuam vetëm 115 mijë euro, arritëm të kursejmë mbi 500 mijë

115 mijë euro ka shpenzuar Republika e Kosovës gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, (EBA) në kuadër të ‘Expo 2022 Dubai’ të mbajtur nga muaji tetor deri në mars. Kështu tha, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin parlamentar. Ajo tha se institucioni që ai udhëheq ka arritur të kursej mbi 500 mijë euro nga mos shpenzimi në këtë ekspozitë.“Paratë për EXPO Dubai janë nga kursimet e MINT, 75 mijë euro kursime nga viti 2021 dhe 554 mijë euro për vitin 2022 i siguruar nga buxheti për këtë vit, nuk ka lidhje me CERP kjo.

Nga ky buxhet i planifikuar, MINT ka kursyer 513 mijë euro për ekspozitë gjashtë mujore”, tha ajo. Ndryshe, në rrjetin social Facebook, “Republic of Kosova at EXPO 2020 Dubai”, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në takimet e zhvilluara gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në kuadër të “Expo 2022 Dubai” ka theksuar se vendndodhja strategjike, potencialet ekonomike, natyrore e njerëzore, qeverisja stabile, transparenca dhe llogaridhënia, e bëjnë Republikën e Kosovës një vend tërheqës dhe shumë të favorshëm për investitorët e huaj.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.