Rrënimi i aneksit të ‘ABI Çarshisë’, 6 vite burgim ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Gjykata e Prizrenit vendosi të martën që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë dy nga gjashtë zyrtarët e kësaj komune nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rasti i rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” sipas Prokurorisë ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Ish kryeinspektori Islam Thaçi së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi janë dënuar me nga 3 vite burgim dhe 2,000 euro gjobë secili veç e veç.Ndërkaq, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, janë liruar nga akuzuat. Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Kymete Kicaj me anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj.

Sipas Prokurorisë, Islam Thaçi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina- Thaçi inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë mundësuar kundërligjshëm realizmin e rrënimit të aneks-objektit “Abi Çarshia” në Prizren. Aktakuza më tej sqaron se rrënimi kishte ndodhur duke e pasur të ditur faktin se i dëmtuari Irfan Fusha veçse e kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim të aneksit.Rasti për të cilin akuzohen të pandehurit ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik 2019.
Seanca e shpalljes së akgjykimit – 17.05.2022 – foto Arlinda Mehmeti – KALLXO

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.