Rritja e rasteve me COVID dhe temperaturat e ulëta, disa shkolla kalojnë në mësimin online

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka njoftuar se tri shkolla të kësaj komune do të kalojnë në skenarin C, mësim online.

“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:

1. SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti
2. SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc
3. SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan,

Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it“, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Ndërkaq, është bërë e ditur se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do të vazhdojë procesi i testimit edhe gjatë javës.

Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit ka apeluar që të respektohen rregullat për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe personelit arsimor.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.