Shef i stafit të Kurtit Luan Dalipi kishte marrë nga Qeveria Thaçi rreth 600 mijë euro në emër të reklamave në media

Kompania ku Luan Dalipi shefi i stafit të kryeministrit Kurti ka qenë aksionar, (MDA) ““Managment&Develoopment Associates”L.L.C” në vitin 2012 kishte arritur një kontratë tre vjeçare në vlerë prej 375 mijë € me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, në kohën kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi, një pjesë të së cilave mjete e kishte shpenzuar edhe për reklamime në disa mediume kosovare, raporton portali “Front Online”.

Për më tepër, portali “Front Online”, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, ka siguruar të gjitha kontratat/faturat e kompanisë “MDA” me Ministrinë e Integrimit Evropian, ku ka zbuluar se kontrata tri vjeçare në vlerë prej 375 mijë euro nuk i ka mjaftuar kompanisë së Dalipit, por e njëjta është tejkaluar për hiç më pak se mbi 190 mijë euro.

Asokohe nuk kishte “tavan” ligjor për përqindjen e shumës që mund të tejkalohej, e cila gjë tashmë nuk lejohet për një tejkalim të tillë financiar.

Kontrata e obligonte biznesin e Dalipit, MDA, që të përgatiste materiale të ndryshme për nevojat e këtij dikasteri, tash 10 vjet më pas i shuar. Këtu hynin edhe spotet, të njëjtat, të cilat më pas do të transmetoheshin nëpër medie të ndryshme, ato, të cilat njeriu më i afërt i Kurtit, tash i quan kompani kriminale. Mbi 360 mijë euro ia kërkoi Ministrisë së Integrimeve për minutat reklamues, të blerë nëpër mediume që ky kishte lidhur kontratë.

Nga Qeveria e Kosovës thanë për “Front Online” se nuk i posedojnë të dhënat për shumat e kontratave të lidhura ndërmjet MDA dhe palëve të treta, në këtë rast medieve.
Megjithatë potencuan se i kanë monitoruar në kohë reale ato. Krejt çka dihet është se Luan Dalipi bleu minutazh reklamimi në katër televizione qendrore, sekondin e marketingut në këto televizione e ka paguar 11.60 €, por më lirë – prej 5.80 euro për sekond,

Dalipi kishte blerë edhe në televizionet e tjera lokale të vendit.
Televizonet nuk ishin të vetmet. Ai lidhi kontratë edhe me radiot, ku e pagoi sekondin e reklamimit 60 cent. Kontrata kornizë kishte çmimet për njësi dhe operatori ka realizuar shpërndarjen në media sipas kërkesave që janë bërë nga Ministria e Integrimeve.

Kontrata mes tjerash nënkuptonte shtypjen e disa materialeve tjera si broshura, e maica se po ashtu realizimin e sondazheve dhe kuizeve online në uebfaqe.

Për këto shërbime Luan Dalipi kërkoi që Ministria e Integrimeve t`ia qes në xhirollogarinë e biznesit të tij edhe 203 mijë euro të tjera.

Megjithatë në faturat, dërguar “Front Online”, vërehet se në xhirollogarinë e kompanisë MDA – Ministria e Integrimeve ka derdhur mbi 550 mijë euro. Megjithatë, jo vec për realizimin dhe transmetimin e spoteve. Në këtë shumë hynin edhe dizajnimi dhe shtypja e materialeve të ndryshme për informimin e publikut për nevojat e MIE-së (broshura, maica, sondazhe, kuize online në uebfaqe).
Në faturat, dërguar “Front Online”, vërehet se në xhirollogarinë e kompanisë MDA – Ministria e Integrimeve ka derdhur në total mbi 560 mijë euro.
Totali i faturave

Dalipi kishte aktakuzë për korrupsion në vitin 2017

Ndaj Luan Dalipit në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë për korrupsion.

Sipas aktakuzës të asaj kohe, të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për kompaninë MDA, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që gjatë procesit të tenderimit sipas projektit “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, në vlerë prej dy milionë euro, gjatë vitit 2013 kanë shkëmbyer informacione dhe dokumente lidhur me tenderin në fjalë, duke i përshtatur kushtet dhe kriteret e tenderit interesave të kompanisë së të pandehurit Dalipi.

Kliko këtu për detajet e kontratës:👇

https://frontonline.net/wp-content/uploads/2022/04/599-2-1_removed.pdf?fbclid=IwAR0EgrIhMqn0-QZk7R-IPMPKWZahLVpcBcTuXxEND7ePp-EaHG3O8_Cx2As

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.