Shpërthen dhuna në disa qytete të Gjermanisë, policia ndërhyn ndaj protestuesve që mbështesnin Palestinën

Policia në Gjermani ndërhyri ndaj protestuesve që dëshironin të mbanin protestë në mbështetje të Palestinës pas sulmit kundër spitalit në Gaza, transmeton AA.

Pas sulmit në Spitalin në Gaza, qindra presona u mblodhën në bulevardin “Sonnenallee” në zonën Neukölln të kryeqytetit Berlin në mbështetje për Palestinën.

Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje pasi policia nuk i lejoi marshimin e protestuesve.

Ndaj automjeteve të policisë u hodhën fishekzjarre dhe shishe dhe më pas për të shpërndarë protestuesit, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Disa protestues u plagosën lehtë ndërsa policia ndaloi për pak kohë disa protestues.

Rreth 1.000 persona që u mblodhën edhe përpara portës historike Brandenburg, protestuan kundër sulmit ndaj spitalit në Gaza. Protesta të tilla pati edhe në Bruksel,Paris dhe qytete tjera evropiane.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.