Shqipëria heq vizat me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.

Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa patur nevojën e një vize.

Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.