Sot filluan punimet restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren

Me një ceremoni solemne sot filluan punimet restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren, ku morën pjesë Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, Ambasadorët e Izraelit dhe Gjermanisë në Kosovë, perfaqesues të Ambasadës së SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së.
Komuna e Prizrenit ka ofruar objektin i cili do të restaurohet nga MKRS-ja, përkatësisht, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe e njejta do të shndërrohet në Qendër Kulturore Hebraike, në të cilën do të ketë hapësirë muzeale, galeri, bibliotekë, Sinagogë, zyre etj.