Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit që vdiq në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë

Sot i jepet lamtumira e fundit Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të premten në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 18:00.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.