Sveçla me lajm të mirë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla po qëndron për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homologun e tij nga Bavaria Joachim Herrmann.Në këtë takim, ministri Sveçla ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit gjerman për shtet-ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Kosovës.“Biseduam për prioritetet tona në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë COVID-19. Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, anëtarësimi në BE dhe Interpol janë synimet tona për të cilat e njoftova që jemi duke u angazhuar intensivisht për t’i realizuar dhe që natyrisht kemi nevojë edhe për angazhimin dhe ndihmën e tyre”, shkruan Sveçla në Facebook.

Në takim është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Bavarisë dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimin në shkëmbim të informatave dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral të ministrive.Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, ministri Sveçla tha se kanë biseduar edhe për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje.“Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, ka thënë Sveçla.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.