Vrau baxhanakun aksidentalisht në gjueti, ja si ndodhi ngjarja në Pakashticë të Podujevës

Indeksonline ka sjellur detaje të reja nga vrasja në Pakashticë të Podujevës.

I vrarë ka mbetur M.K. mashkull 30-vjeçar, kurse Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B mashkull 34-vjeçar.

E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe F.B. nga Pakashtica ka vrarë aksidentalisht M.K. nga Dumnica.

Kështu thonë burimet e Indeksonline.

Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se F.B. dhe M.K. janë mes vete baxhanakë.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.