Sveçla në Izrael, flet për bashkëpunimin rreth përvojave në inteligjencë

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri Kibernetike të organizuar në Izrael, sot ka takuar ministrin e Sigurisë Publike të Izraelit në Jerusalem, Omar Bar Lev, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë publike, kryesisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për mundësitë e mbështetjes në forcimin e kontrollit kufitar, ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave të policisë izraelite, përfshirë edhe përvojat në inteligjencën policore.

“Padyshim, ministri Omar Bar Lev shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetje për të gjitha çështjet që diskutuam e veçanërisht për Policinë e Kosovës.Vizita ime si ministër i Punëve të Brendshme në Izrael u vlerësua lartë si vizita e parë nga autoritetet institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë dhe nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, ka shkruar ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.