Sveçla tregon se u sulmuan me armë gjatë testimit për patrullim në liqenin e Ujmanit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.
Sveçla tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë, janë sulmuar siç tha ai nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit.
“Kemi pas para diku 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshme që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.
Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.
“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai në T7.