Tahiri: Paga minimale të jetë 370 euro neto

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se kanë përgatitur dy amandamente për ligjin për pagën minimale.

ATT00001

Sipas Tahirit, njëri amandament ka të bëjë me pensionin e veteranëve i cili sipas tij duhet të jetë i barasvlershëm me pagën minimale si dhe paga minimale të jetë 370 euro neto.

“Pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagën minimale. Kemi kërkuar që paga minimale të jetë 370 euro neto sepse 250 euro nuk është ngritje nuk ka rrogë ndër 250 euro që nënkupton që ligji i pagës minimale nuk ka efekt”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi që paga minimale nuk duhet të kthehet në problem politik.

“Paga minimale mos të kthehet në problem politik po të jetë një ligj që ju mundëson kategorive të sektorit privat e veteranëve të shtyhet përpara”, tha ai.

Tahiri tha se duhet të bëhet edhe suspendimi i akcizës për psesë muaj, mbështetja e produkteve bazë dhe rimëkëmbja ekonomike që sipas tij është në harresë e do të duhej të bëhet me investime kapitale.

Sa i përket projektligjit për Trustin, Tahiri shpreson që deputetët të reflektojnë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.