Vrasja e sirianëve në Vërmicë: I mbyturi dërgohet në obduksion derisa 16-vjeçari i plagosur në burg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit, ku dy shtetas të Sirisë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga disa persona.
Sinjali raportoi se njëri nga ta ka arritur që të kërkojë ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u gjet pa shenja jete pas disa orësh kërkimi në një mal.
Burimet bëjnë të ditur se 16-vjeçari që po trajtohej në Spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar nga hospitalizimi pasi që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Sinjali mëson se i njëjti menjëherë pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave, prokurori ka nxjerrë aktvendim që ai të ndalohet për 24 orë derisa i mbyturi është dërguar për obduksion.
Rrethanat se si ka ndodhur rasti dhe motivet që çuan deri në ngjarjen tragjike janë ende të paqarta.