Takimi për Asociacionin, Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Sot në ambasadën amerikane do të mbahet takimi për Asociacionin. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk marrin pjesë në atë organizim.
E pyetur se si e komenton këtë takim ajo thotë se gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.
Pozitë, opozitë dhe shoqëri civile do të jenë pjesë e këtij diskutimi të rëndësishëm./Indeksonline/