Tarifat e përmbaruesve privatë ulen deri në 40 për qind

Tarifat e përmbaruesve privatë do të ulen deri në 40 për qind.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me këtë ajo e ka nënshkruar udhëzimin administrativ që i ul këto tarifa.

Haxhiu tha se këto tarifa kanë qenë më të lartat në rajon.

“Sot, kam nënshkruar udhëzimin administrativ, me anë të të cilit ulen rreth 40% tarifat e përmbaruesve privatë, të cilat kanë qenë më të lartat, krahasuar me vendet e rajonit. Kjo ulje e tarifave është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre të vazhdueshme lidhur me këto tarifa”.

“Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja, ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu, sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike”.

“Po ashtu, me hyrjen ne fuqi të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e qeverisë”.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.