Të enjten fillon projekti rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit

🔷Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Prizrenit,
Nga data 26.05.2022. çdo ditë nga ora 22:00 – 06:00 do të zhvillohen punimet në Unazën e Parë të Qytetit, e cila do të asfaltohet sipas projektit ‘’Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit’’ 🛣, .
Punimet do të zhvillohen:
➡️nga Trekëndëshi (tek Prokuroria) në drejtim të rrugës ‘’Remzi Ademaj’’,
➡️Rruga kryesore, Rruga ‘’Adem Jashari’’,
➡️Rruga ‘’Ankara’’ (te Shtëpia e Bardhë),
➡️vazhdon me rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’ (nga rrethi i ish-Benaf-it) dhe rrugën ‘’Kosova’’ (pika ku kanë filluar punimet)
Ekzekutimi i punimeve do të bëhet në faza (me pjesë) dhe një shirit qarkullues do të jetë i lirë për qarkullim.
Do të punohet në formë efikase që punimet të përfundojnë në kohën më të shkurtër.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!