Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit është në proces të zhvillimit të një data baze me qëllim të rritjes së numrit të qytetarëve në përgjithësi si dhe rritjes së numrit të grupeve të veçanta (grupeve të margjinalizuara) në proceset vendimmarrëse me theks në proces të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel komune.

Qëllimi kryesor i zhvillimit të kësaj data baze është sigurimi i komunikimit dhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve, OJQ-ve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në nivel lokal.

Komuna siguron që të dhënat tuaja (e-mail adresa dhe numri i telefonit) do të përdoren vetëm për qëllime të njoftimit tuaj, për konsultimet publike dhe njoftime të tjera për zbatimin e politikave të caktuara, varësisht për kategorinë e përzgjedhur nga ju dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera!

🔴Klikoni në vegëzën më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1kHE1wSqT7ThmfJzY1T_wE81NgYadUPdTs6az1qUic6E/edit

🔝🔈𝐁Ë𝐇𝐔𝐍𝐈 𝐏𝐉𝐄𝐒Ë 𝐄 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐌𝐀𝐑𝐑𝐉𝐄𝐒!

𝐋𝐮𝐭𝐞𝐧 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐭ë 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, 𝐃𝐞𝐛𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃ë𝐠𝐣𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.