Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Policia në Prizren po e heton një rast ku dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

“Fsh. Nashec, Prizren, 10.10.2021 – 14:55. Është raportuar se janë dëgjuar disa të shtëna armësh, dyshohet se është shtënë nga një veturë, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja kalibër i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.