Tejkaloi në vijë të plotë, 150 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë-shoferit

Zyrtar Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në fshatin Raminishtë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Ndaj këtij ngasësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.