Aksion i Gjykatës Speciale:  Bastiset shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shalës

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet.

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sipas informatave janë bastisur shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish këshilltarit Blerim Shalës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.