Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar, frikë dhe panik, qytetarët kalojnë natën në rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter ka goditur Turqinë perëndimore këtë të mërkurë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzce, rreth 210 kilometra në lindje të Stamboliit.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Anakara.

BBC shkruan se nga lëkundjet sizmikë janë lënduar 45 persona, 37 në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje.

Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave.

Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që hidhen nga ballkonet.

Sipas përllogaritjeve thellësia e tërmetit vlerësohet të variojë nga 2 deri në 10 kilometra.

Pas tërmetit 6.0, ka ndodhur një lëkundje e fortë meta sizmike 4.7 Rihter.

Ndërkohë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për humbje jete.

Fotot nga Duzce gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.