Therje me thika mes dy të miturve në Prizren

Një i mitur është arrestuar pasi ka goditur me thikë një tjetër të mitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në Prizren.
Sipas policisë, i lënduari është duke u trajtuar në spital, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar – po ashtu i mitur. Viktima është duke u trajtuar në Spital. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.