Tmerr: Zyrtari i ‘TEB-it’ në Podujevë mbledh pesë thasë me 2 euroshe false



Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘TEB’ në Podujevë, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa mijëra euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 15 mijë euro, të gjitha në monedhën metalike 2 euroshe. Zyrtari i bankës ka mbushur pesë thasë me paratë që dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat i ka dërguar në Polici.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Kujtojmë se të mërkurën janë arrestuar gjashtë persona, tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Kujtojmë se muaj më parë ishin arrestuar gjashtë persona, tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.

Gjatë arrestimit në veturën e tyre ishin gjetur dhe sekuestruar para me thasë, ku pas verifikimit ka rezultuar se shuma e tyre është mbi 85 mijë euro – të gjitha në monedhën 2 euro.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.