Sulmi i Izraelit në Rafah mund të çojë në masakër, paralajmëron OKB-ja



Një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një sulm i Izraelit në Rafah mund të çojë në masakër.

Shefi për çështje humanitare, Martin Griffiths, ka thënë se palestinezët në Gaza tashmë po vuajnë “sulm të pashembullt në intensitet, brutalitet dhe shtrirje”.

Ai ka theksuar se pasojat e një pushtimi të Rafahut do të ishin “katastrofike”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta mposhtë Hamasin, sipas të cilit, luftëtarët i ka në Rafah, raportoi BBC.

Në një deklaratë të rrallë e të fuqishme, Griffiths ka theksuar se mbi një milion njerëz “janë ngjeshur në Rafah duke e parë vdekjen në fytyrë”.

Ai ka shtuar se civilët në qytet kanë pak ushqim apo qasje për ilaçe dhe “askund sigurt që mund të shkojnë”.
KOHA

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.