Tre vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar tre vdekje të dyshimta në Kosovë.

Viktimat raportohen të jenë gjetur në Prishtinë, Gjilan dhe Viti.“Prishtinë

Një e mitur dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka humbur jetën.E njëjta është dërguar pa shenja jete në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve.Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

29.01.2022-Është raportuar edhe një rast ku trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raport.

Ndërsa në Gjilan burri e ka gjetur gruan të vdekur në shtëpi, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet nga policia.“
29.01.2022-23:33.Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.