Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, banorët në panik; braktisin banesat dhe dalin në rrugë



Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fortë i cili ka shkaktuar panik te banorët. Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD), njoftoi se një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter goditi provincën e Malatya në Turqinë lindore.

Lëkundja ndodhi në orën 17:46, me orën lokale dhe kishte një thellësi prej 6.9 kilometra. Pak minuta më vonë, në orën 17:49, lëkundja e parë pësoi një tërmet të dytë me magnitudë 4.7 ballë.

Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët të cilët kanë dalë në rrugë. Ministri i Brendshëm Ali Gerliakaya njoftoi se autoritete po kryejnë hetime për dëme të mundshme.

Malatya u godit rëndë dhe pësoi dëme të rënda nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit, me qendër provincën fqinje Kahramanmaras.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.