Turqia i dhuron uniforma kamuflazhi për borë FSK-së  🇹🇷🇽🇰

Ministria Turke e Mbrojtjes i ka dhuruar uniforma kamuflazhi Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bëhet fjalë për uniforma ushtarake të bardha.

“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të martën në Facebook.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, të martën në Prishtinë, sipas tij, morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga atasheu turk i mbrojtjes, kolonel Çagdaş Akif Kahraman dhe shefi i Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.