Turqia voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Miliona votues filluan të shkojnë drejt qendrave të votimit në Türkiye për të hedhur votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton AA.

Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Më shumë se 64,1 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata jashtë vendit. Rreth 1,92 milion shtetas turq kanë votuar tashmë në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu për një mandat pesëvjeçar.

Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.

Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.