Turqisë i plotësohen kërkesat, ralaks i liderëve të NATO-s para Samitit në Madrid

Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë Biden është parë në disponim të mirë duke biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Në Samit do të flasë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Presidenti Erdoğan i Turqisë, Presidenti Sauli Niinistö i Finlandës dhe kryeministrja Magdalena Andersson e Suedisë u takuan dje në Madrid nën ndërmjetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në atë takim, liderët ranë dakord për një memorandum trepalësh për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.