U zhduk para dy muajve, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 21 vjeçaren

Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran, komuna e Drenasit.

E njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.

Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.