Ushtria izraelite: 5 ushtarë të tjerë u vranë gjatë luftimeve në Gaza



Ushtria izraelite njoftoi se pesë ushtarë të tjerë të saj u vranë në përleshjet në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Ushtarët Amit Moshe Shahar, Denis Krokhmalov, Ron Efraimi, Roy Avraham Maimon dhe Akiva Yasinsky u vranë në përleshjet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi radioja ushtarake e Izraelit.

Në 24 orët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë u vranë në përleshjet në Gaza.

Në deklaratë thuhet se një ushtar izraelit u plagos rëndë gjatë përleshjeve, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë.

Që nga 7 tetori, kur nisën sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është rritur në 519, nga të cilët 185 pas fillimit të operacionit tokësor.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.