Ushtria izraelite njofton rifillimin e sulmeve ndaj Rripit të Gazës



Ushtria izraelite njoftoi se “pauza humanitare” që vazhdonte prej një jave ka përfunduar dhe se ka rifilluar sulmet e saj në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Bëhet e ditur se “pauza humanitare” që hyri në fuqi më 24 nëntor në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06:00.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se Hamasi ka shkelur “pauzën humanitare” dhe theksohet se “Ushtria izraelite ka rifilluar operacionet e saj kundër Hamasit në Rripin e Gazës”.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan zona të ndryshme në Rripin e Gazës.

“Avionët luftarakë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit po sulmojnë tani objektivat e organizatës ‘terroriste’ Hamas në Rripin e Gazës”, tha ushtria izraelite në një deklaratë në X.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa zona në Rripin e Gazës, raportoi gazetari i Anadolu në terren.

Të paktën 5 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës menjëherë pas përfundimit të pauzës humanitare të premten në mëngjes, thanë burimet mjekësore për Anadolu.

– Avionët luftarakë izraelitë mbi Gaza

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme në Gaza vihet në dukje se me përfundimin e “pauzës humanitare” avionët luftarakë izraelitë kanë filluar të fluturojnë mbi Gaza.

Thuhet se automjetet ushtarake të Izraelit kanë hapur zjarr ndaj pjesës veriore të Gazës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.