Vdes ish-ambasadori amerikan, mik i vjetër i Kosovës

Ish-ambasadori amerikan, John Menzies, ka ndërruar jetë.
Menzies kishte shërbyer si shef i Zyrës së ShBA-së në Kosovë për një kohë, pas përfundimit të luftës së fundit në vend.

Për vdekjen e Menzies ka folur edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Twitter, ajo e ka quajtur Menzies një mik të vjetër të Kosovës, në kohën kur vendi po kalonte ditët më të vështira.
Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e Menzies, gjithashtu.
“Fatkeqësisht ka ndërruar jetë ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish shef i misionit në Kosovë. Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij” ka shkruar Osmani.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.