Vdes në lokalin e tij një burrë në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Lutogllavë të Prizrenit një burrë ka vdekur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rastin e ka raportuar djali i viktimës pasi i njëjti ishte alivanosur derisa ishte në lokalin e tij, njofton Klankosova.

Vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Tutje thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.