Vidhet arka e bamirësisë me 500 euro, në një xhami në Drenas!
![Vidhet arka e bamirësisë me 500 euro, në një xhami në Drenas!](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1683964014611.jpg)
Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.
Ai mes tjerash ka thënë se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro.
Në raportin 24 orësht të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.