Vdes nëna e Kadri Veselit

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Vdekja e Ajshe Veselit vije saktësisht gjashtë muaj pas vdekjes së burrit të saj, babait të Kadri Veselit, Fazliut.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.
Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!
Familja Veseli