Vdes një 2-vjeçare në Istog, policia po e heton rastin

Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Zallq të Istogut. Rastin për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një bazen në shtëpinë e saj.
Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog. “Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendren e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëru që me e dërgu trupin e pajetë në Institut të Mjekësisë Ligjor. . Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.