Vetëvendosje iu jep një lajm të keq qytetarëve në kohë krize: Nuk e votojmë tërheqjen e Trustit

Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

Kështu po deklaron Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo pas mbledhjes së kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit.

Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet.

“Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi për tërheqjen e trustit”, tha ajo.

“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, tha ajo./Insajderi/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.