Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Vermicë

Policia kufitare, sot më 27.05.2022 rreth orës 16:50, në Vermicë, në hyrje për në RKS, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.
Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.
Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.